Arsyet që kandidati i VV-së lëshoi studion: Po thonë jam djali i terroristit

Arsyet që kandidati i VV-së lëshoi studion: Po thonë jam djali i terroristit

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati ka lëshuar emisionin ku po pritej të zhvillohet debat zgjedhor me kandidatin e LDK-së, Shaip Surdulli nga LDK në televizionin Tribuna,

Kastrati ka përmendur një mori arsyesh lidhur me vendimin e tij për mospjesëmarrje jo vetëm në këtë emision, por edhe në debatet e tjera.

“Raundi i parë ka shkuar në rregull, ndërsa raundi i tyre ka qenë ndryshe. LDK ka premtuar projekte, duke i mashtruar qytetarët. Buxheti është mbi 100 mijë, ndërsa ka bërë premtime për 15 milion. Fushata është për keqardhje”, ka thënë ai fillimisht

Ai më tej ka përmendur edhe disa nga akuzat e banorëve.

“Këta po u thonë qytetarëve se do t’i mbyllim bizneset, do t’i rrënojmë shtëpitë pa leje, do t’i ndalim rastet sociale. Po thonë që jam djali i një terroristi. Shtëpia e Kulturës është në emër të babait të tij. Kanë thënë se do t’u hakmerrem unë komunitetit rom e serb. Një vajzë rome më ka thënë se a është e vërtetë se ju do të na largoni nga shtëpitë tona nëse bëheni kryetar. Kjo është e rëndë për mua”, tha Kastrati, shkruan Periskopi.

Emisioni po vazhdon tutje vetëm me kandidatin e LDK’së, Shaip Surdulli.