Arsyet që e shtyn shkrimtarin britanik të shkruajë librin për Thaçin

Arsyet që e shtyn shkrimtarin britanik të shkruajë librin për Thaçin

Gazetari dhe shkrimtari britanik Roger Boys, ka dhënë një sërë arsyesh që e kanë shtyrë atë që të shkruajë librin biografik të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në promovimin e librit biografik të Hashim Thaçit, të titulluar: “Shtet i ri, burrështetas modern”, në Londër të Britanisë së Madhe, shkrimtari Boys deklaroi se tek Hashim Thaçi kishte parë një personalitet, emri i të cilit “nuk ishte shënuar siç duhet në histori”.

“Tek Hashim Thaçi ne pamë diçka, emri i të cilit nuk ishte i shënuar siç duhet në histori. Nga një lider studentor në një moshë shumë të re, kur kuptoi se një gandizëm pacifist dhe defetist nuk ishte përgjigja ndaj forcës brutale të Millosheviqit”, deklaroi Boys.

Boys deklaroi se “nga këtu, avancoi me bashkëthemelimin e një ushtrie dhe bindi njerëzit se gjërat duhet të bëheshin hap pas hapi, në një moshë shumë të re”.

Madje, Boys thotë se ç’armatosja e UÇK-së ishte meritë e Thaçit.

“Ai arriti të bindë komandantët e UÇK-së që të ç’armatoseshin në rrugë drejt paqes”, u shpreh Boys, gjatë promovimit të librit në Londër. /Insajderi.com