Arsyet pse portali suedez i udhëtimeve rekomandon të vizitohet Prishtina

Arsyet pse portali suedez i udhëtimeve rekomandon të vizitohet Prishtina

Portali suedez i udhëtimeve, Momondo, ka zhvilluar një kalendar për ti propozuar përdoruesve destinacione pushimi jo shumë të shtrenjëta, brenda buxhetit të tyre mesatar, me atraksione interesante për të shijuar pushimet. Njëri nga këto vende është edhe Prishtina.

Në këtë agjendë, e cila rekomandon udhëtime për secilin muaj të vitit, kjo faqe për muajin shtator ka përmendur si vend që ia vlen të vizitohet është Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, duke ia bashkangjitur një përshkrim të shkurtër

“E kursyer nga turizmi, e pasur në traditë, dhe e fokusuar në shkrimin e historisë së tyre si një shtet i njohur nga vendet tjera, Kosova dhe kryeqyteti i saj, Prishtina, të sfidojnë nga një vizitë mendje hapur larg nga të gjitha përceprimet”, shkruan Momondo.

Më pas kjo faqe përmend disa nga vendet që mund t’i vizitosh në Prishtinë, si kafenenë Dit’ e Nat’, sahat kullën e vjetër, “NewBorn”-in, bibliotekën kombëtare etj., dhe që të gjitha me nga një përshkrim të shkurtër për funksionin dhe domethënien e tyre.

Ndër vendet tjera të cilat Momondo rekomandon të vizitohen janë: në janar Sofia e Bullgarisë, në shkurt San Antonio e Teksasit, në mars Valparaiso në Kili, në prill Braga e Portugalisë, qershor Yerebani i Armenisë, në korrik Belfast në Irlandën Veriore, për gusht propizim ka Lviv-in e Ukrainës, për shtator Prishtinën e Kosovës, tetor Panamanë, në nëntor Kalamata në Greqi dhe në fund për dhjetor Sarajevën e Bosnjës dhe Hercegovinës. /Insajderi.com