Arsyet përse Thaçi duhet të jap dorëheqje, sipas Selimit

Arsyet përse Thaçi duhet të jap dorëheqje, sipas Selimit

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga Vetëvendosje, Rexhep Selimi iu ka drejtuar presidentit Hashim Thaçi, duke i thënë se ai duhet të jap dorëheqje për shumë arsye.

“A thua, ti Hashim po jepshe dorëheqje nëse nuk votohet diçka që tashme jemi deklaruar të gjithë në mbështetje që FSK-ja të ketë mision ushtarak?”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Selimi ka thënë se Thaçi, do të duhej të jepte dorëheqje për demarkacionin me Malin e Zi, Gjykatën Speciale dhe çështje të tjera.

“Ti duhet të japësh dorëheqje për Demarkacionin që me nënshkrimin tënd ke shkaktuar protesta, burgosje, përgjakje e kaos institucional. Ti duhet të japësh dorëheqje për Gjykatën Speciale që ia kurdise luftëtarëve të UÇK-së. Ti duhet të japësh dorëheqje që kurrë nuk mund ta ushtrosh rolin kushtetues të një presidenti për t’i mbledhur partitë në një tavolinë”, ka thënë Selimi.

Sipas Seilimit, Thaçi është i padenjë të jetë president. Deputeti i VV-së e ka quajtur “hipokrit” presidentin Thaçi. /Insajderi.com