Arsyet e Vetëvendosjes për zotimin e rrëzimit të Qeverisë Haradinaj

Arsyet e Vetëvendosjes për zotimin e rrëzimit të Qeverisë Haradinaj

Lëvizja Vetëvendosje është e konsoliduar në përpjekje për t’i dhënë fund Qeverisë Haradinaj. Albulena Haxhiu deputet e kësaj partie ka deklaruar se të gjitha partitë opozitare janë të angazhuara që të rrëzojnë qeverinë.

“Mënyra se si është krijuar qeveria, pazaret ndërmjet subjekteve dhe pazaret me Listën Serbe janë dëshmia më e qarte se ditët e kësaj qeveria janë të numëruara, kësisoj angazhimi i opozitës në ketë drejtim është jashtëzakonisht i rëndësishme”, ka deklaruar Haxhiu për Insajderin.

Sipas Haxhiut kjo qeveri po vazhdon keqqeverisjen e asaj të kaluarës, ndërsa konsideron se qeveria aktuale po përkujdesët vetëm për jetësimin e apetiteve të egra brenda parive.

“Afër 100 ditëshit të kësaj qeverie mund të thuhet lehtësisht dhe me zë të larte se kjo qeveri është vazhdimësi e keqqeverisjeve të kaluara dhe e njëjta në vend se te merret me problemet reale te qytetareve, çdo dite, po përkujdeset për jetësimin e apetiteve te egra të partive përbrenda koalicionit dhe njerëzve te lidhur me ta”, ka deklaruar Haxhiu.

Opozita duket se ende nuk e ka një plan për rrëzimin e qeverisë. Haxhiu ka thënë se në lidhje me rrëzimin e qeverisë do të veprojnë në përputhje me rrethanat./Insajderi.com