Arsyet që e shtyn Visar Ymerin të jap dorëheqje

Arsyet që e shtyn Visar Ymerin të jap dorëheqje

Visar Ymeri, kryetari i deritashëm i Lëvizjes Vetëvendosje, sot dha dorëheqje nga të gjitha pozitat udhëheqëse në VV.

Aryejet që e kanë shtyrë Ymerin të marrë këtë vendim i ka bërë të ditura përmes një konference për media.

“Që nga dita e sotme kam vendosur të dorëhiqet parevokueshëm nga të gjitha pozitat e mia drejtuese të Lëvizjes Vetëvendosje. Më duhet ta them se ky është një prej vendimeve më të vështira që i kam marrë në jetë dhe një prej ditëve më të vështira të jetës sime”, tha Ymeri.

Sipas tij, kur Veëvendosje nuk është e bashkuar, nuk është e fortë, “e kur kjo nuk është e fortë, humb Kosova”, tha Ymeri.

Dallimet brenda partisë thotë se e kanë bërë të marrë këtë vendim.

“Jap dorëheqje në shenjë mospajtimi me këto zhvillime dhe pasi nuk ia dola që t’i zgjidhja këto zhvillime. Shpresoj që kjo dorëheqje do të kuptohet si alarm për gjendjen që kemi ardhur dhe nga ata njerëz që kanë bërë linçime”, tha më tej ai.