Arsyeja pse PAN nuk mori pjesë në seancën e orës 15:00

Arsyeja pse PAN nuk mori pjesë në seancën e orës 15:00

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga koalicioni PAN, Enver Hoxhaj, ka dhënë arsyet se përse nuk morën pjesë në seancën e Kuvendit së ka nisur prej orës 15:00.

Hoxhaj ka thënë se, ndërprerja e seancës në mënyrë arbitrare nga kryesuesi Adem Mikullovci, dhe po ashtu caktimi i seancës tjetër në po të njëjtën ditë prej orës 15:00, është arsyeja që deputetët e koalicionit PAN nuk morën pjesë në seancë.

Ai ka thënë se seanca e radhës duhet të caktohet me marrëveshje mes partive politike, dhe sipas tij, aty do të jenë deputetët e PAN-it.

Sipas tij, në seancën e ardhshme PAN do ta publikojë kandidatin për kryetar të Kuvendit./Insajderi.com