Ahmeti: Prokurorët e gjyqtarët dënuan aktivistët e VV-së për ta shfajësuar veten

Ahmeti: Prokurorët e gjyqtarët dënuan aktivistët e VV-së për ta shfajësuar veten

Kandidati për kryetarin e Komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka reaguar pas dënimit me 21 vjet burg katër aktivistët e VV-së.

Ahmeti ka deklaruar se prokurorët dhe gjyqtarët është dashur të dënonin aktivistët sepse sipas tij vendimi tjetër do të thoshte ta shpallnin vetën fajtor për vdekjen e Deharit.

“Është e thjeshtë. Ekipi i njëjtë i prokurorëve e gjykatësve ka mbajtur edhe Astritin në paraburgim padrejtësisht, e Astriti në paraburgim ka humbur jetën. Po t’i shpallnin të rinjtë sot të pafajshëm, ata do të shpallnin vetën fajtor për vdekjen e Astritit. Në mes vetës dhe të rinjve, ata dënuan këta të fundit”, ka thënë Ahmeti.

“Drejtësia do të vihet në vend kurdoherë! Shihemi sonte në tubimin tonë përfundimtar në Prishtinë në sallën 1 Tetori në ora 19:30!”.