Arsyeja prekëse pse Buffon nuk luajti ndaj Sampdorias – ka të bëjë me eliminimin e Italisë

Arsyeja prekëse pse Buffon nuk luajti ndaj Sampdorias – ka të bëjë me eliminimin e Italisë

Gianluigi Buffon nuk ishte në portë, në ndeshjen të cilën Juventusi e humbi përballë Sampdorias.

Kampioni i Italisë, Juventus, pësoi humbje në udhëtim te Sampdoria, në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A, shkruan Insajderi.

Juve pësoi humbje me rezultatin 3:2, derisa po pësonte 3:0 në pjesën e dytë – duke arritur që dy herë të ngushtojë rezultatin, me golat e Dybala e Higuain.

Trajneri i Biankonerëve, Massimiliano Allegri, konfirmoi pas ndeshjes se Buffon ishte “shumë i zhgënjyer” për tu përballur me Sampdorian.

Buffon shpërtheu në lot, pasi Italia u eliminua nga Suedia në ndeshjet e play-off, duke mos arritur të kualifikohet në Botëror.

Kjo e la tejet të zhgënjer Buffonin, i cili nuk ishte në gjendje të futet në fushë, për t’u përballur me Sampdorian në kuadër të kampionatit italian.

Allegri tha para gazetarëve se ai nuk e zgjodhi Buffonin të luajë nga minuta e parë, pasi që ai ishte tejet i zhgënjyer me faktin se Italia nuk arriti të kualifikohet në Botëror.

“Lojtarëve po u kalon zhgënjimi. Ky do të ishte Botërori i gjashtë për Buffonin, dhe ishte zhgënjim i madh për të”, deklaroi para mediave Allegri.

Kjo mungesë e Buffonit duket se i kushtoi Juventusit, pasi ‘Zonja e Vjetër’ tani renditet katër pikë prapa liderit Napoli. /Insajderi