Arsyeja përse u arrestuan tre kosovarë në Tetovë

17.08.2017 17:08
Arsyeja përse u arrestuan tre kosovarë në Tetovë

Tre shtetas të Kosovës, J.A. (20) R.S. (23) dhe A.S. (21), sot rreth orës 1 të mëngjesit janë arrestuar nga policia për shkak se nuk kanë pasur dokumente identifikimi dhe qëndrim të rregulluar në Maqedoni.

“Që të tre kanë qenë në gjendje të alkoolizuar dhe me lëndime të dukshme, të cilat i kanë marrë gjatë një sulmi fizik në një restorant në Tetovë”, informon zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski për Express.

Sipas tij pas arrestimit dhe mbajtjes në stacionin policor në Tetovë, sot do të dorëzohen në Departamentin e krimit ndërkufitar, migracionit dhe Ripranimin dhe paraprakisht me këtë do të ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe nga kush ishin sulmuar ata para arrestimit.