“Arsyeja e vërtetë” pse vdiq Bob Marley

“Arsyeja e vërtetë” pse vdiq Bob Marley

Legjenda e zhanrit të muzikës “Reggae”, Bob Marley fillimisht zbuloi nuk ishte mirë me shëndet në vitin 1977, në kohën kur ai e lëndoi këmbën duke luajtur futboll me disa miq.

Siç raporton Thought Co, plaga dukej mjaft serioze për një lëndim të rëndomtë të futbollit dhe kur gjendja u përkeqësua, në vend të shërimit, Marley vendosi të vizitonte një mjek.

Këngëtari u diagnostikua me melanoma (një gjendje e rrallë tek njerëzit me prejardhje afrikane), dhe si rezultat amputimi i shputës i ishte rekomanduar.

Pse Bob Marley nuk e bëri amputimin?

Si një “Rastafarian” i devotshëm, Bob Marley besonte shumë në parimet e fesë së tij, të cilat thonë se amputimi është mëkat.

Besimi në thelb është se vdekja nuk është një gjë e sigurtë dhe se njerëzit e shenjtë do të fitojnë pavdekësinë në trupat e tyre fizikë.

Besohet se kjo është arsyeja që Bob Marley kurrë nuk shkroi një testament, e cila pas vdekjes rezultoi në vështirësi të ndarjes së pasurisë. /Insajderi.com