Arsyeja e panjohur e zhdukjes së 15 vjeçarit – as babai nuk ka ide por ka një mesazh

Arsyeja e panjohur e zhdukjes së 15 vjeçarit – as babai nuk ka ide por ka një mesazh

Nik Hyseni është i lumtur dhe i qetë. I biri i tij, 15 vjeç i zhdukur qysh ditën e hënë, është gjetur. Pal Hyseni është në duar të sigurta, dhe është rrugës për në Gjakovë, në vendlindjen e tij. Ai është gjetur në Fushë Kosovë, pas një kërkimi të vazhdueshëm 48 orësh.

Babai i Palit i tha Insajderit se është jashtëzakonisht i lumtur që i biri u gjet shëndosh e mirë.

“Të tjerat nuk kanë rëndësi”, ka thënë ai. Por Nik Hyseni nuk e di ende arsyen e zhdukjes.

“Nuk e di, nuk kam ide. Ai është rrugës për në Gjakovë dhe fillimisht do të shkojë në Polici për të dhënë rrëfimin. Edhe unë jam në pritje të informacioneve por që sonte nuk besoj se mund ta kem ndonjë ide”, ka thënë Nik Hyseni për Insajderin.

Ai ka pasur një falënderim të madh për të gjitha mediat dhe qytetarët të cilët janë angazhuar që të gjendet i biri.

“Kam një falënderim ndaj jush si Insajderit dhe të gjitha të tjerave që kanë shkruar e raportuar për djalin tim. Një falënderim për qytetarët e Policinë që janë angazhuar kaq masovikisht për ta gjetur djalin tim”, ka thënë ai./Insajderi.com

Lexoni të gjitha lajmet për zhdukjen e 15 vjeçarit:

Zhduket një 15-vjeçar në Gjakovë, policia jep detaje

Asamblisti i AAK-së në Gjakovë kërkon ndihmë për djalin e tij të zhdukur

Babai i djalit të zhdukur në Gjakovë jep detaje të reja për rastin

Pal Hiseni nuk kishte asnjë problem me nxënësit – flet drejtori i gjimnazit

Policia jep detaje të reja për zhdukjen e 15-vjeçarit në Gjakovë

Zhdukja e Pal Hisenit – flet menaxheri i qebaptores ku hëngri bukë