Arsyeja e çuditshme që Arsenali refuzoi David Silvan

Arsyeja e çuditshme që Arsenali refuzoi David Silvan

“Daily Mail” ka zbuluar se Arsenal ka qenë shumë pranë blerjes së David Silva në vitin 2005, por më pas e skarcoi spanjollin, pasi “Topçinjtë” besonin se futbollisti nuk kishte fizikun e duhur për të përballuar intensitetin e kampionatit anglez, aty ku aspekti fizik është një faktor për të mos u nënvlerësuar.

Silva ka qenë nën mbikqyerjen e zbuluesve të Arsenal në shumë raste gjatë eksperiencës së tij në Spanjë, kur luante fillimisht te Eibar në vitin 2004.

Pas aventurës së tij te Eibar, Silva realizoi një sezon te Celta Vigo, përpara se të zbarkonte te Valencia.

Në vitin 2010 Manchester City ka blerë futbollistin, që me fanellën e “Qytetarëve” ka fituar dy tituj kampion në Premier League, një FA Cup dhe dy Kupa të Ligës./Telesport.