Arsyeja e çuditshme që 980 pacient po presin të diagnostikohen në kardiologji

Arsyeja e çuditshme që 980 pacient po presin të diagnostikohen në kardiologji

Shkak,  mungesa e shtretërve dhe mosrregullimi i hapësirës për koronarografin e ri Mbi 980 qytetarë  gjenden në listat e pritjes për diagnostikim dhe vendosje të stendave në zemër, në  Klinikën e Kardiologjisë ne QKUK.

Kjo listë e gjatë e pritjes së pacientëve nuk do të mundë të zvogëlohet edhe për një kohë pasi që në Kardiologjinë Invazive ka mungesë të shtretërve pasojë e mosrregullimit të hapësirës për vendosjen e koronarografit të ri.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se janë duke e bërë riprojektimin e hapësirës që do të mundësonte vënien në funksion të aparatit te ri./21Media