Arsim Thaçi trajner i ri i Prishtinës

Arsim Thaçi trajner i ri i Prishtinës

Bordi i FC Prishtina ka vendosur që deri në përfundimin të kampionatit skuadrën ta udhëheq, menaxheri i deritanishëm i Shkollës së futbollit, Arsim Thaçi.

Thaçi do të jetë pasues i gjermanit Lutz Lindemann, i cili nuk tregoi sukses me skuadrën më të trofeshme në vend.

“Bordi i FC Prishtina ka vendosur të emëroj kryetrajner, menaxherin e deritanishëm të Shkollës së futbollit, Arsim Thaçi”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër.

Lindemann nuk do të largohet nga klubi i Prishtinës pasi që do të marr sërish postin e drejtorit sportiv të klubit.

Kurse, Thaçi gjatë karrierës e ka drejtuar 2 Korrikun e Prishtinës dhe Trepça ’89./Insajderi.com