Arsenalit i duhen 100 milionë euro për Belottin

Arsenalit i duhen 100 milionë euro për Belottin

 

Torino nuk do ta lirojë Andrea Belottin pa i parë në arkën e saj 100 milionë euro.

Sulmuesi 23-vjeçar ka realizuar 17 gola në 21 ndeshje për klubin dhe përfaqësuesen gjatë këtij sezoni.

Skuadra e Arsenalit është e gatshme të paguajë 65 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës. Agjenti italianit ka refuzuar të komentojë lidhur me transferimin e mundshëm në Londër.

“Shumë klube janë të interesuara”, ka thënë Sergio Lancini për Goal.com duke shtuar “65 milionë euro nuk janë të mjaftueshme. Klauzolën e ka 100 milionë euro. Kaq mund të them për momentin”.

Arsenali ka probleme me lëndimet e sulmuesve, Arsen Wenger nuk mund të llogarisë në Theo Walcott që mbetet i lënduar, dhe Danny Welbeck i cili posa është rikthyer nga lëndimi.