Arsenali thellon fundosjen e Evertonit

Arsenali thellon fundosjen e Evertonit

Arsenali ka harrur humbjen nga Watfordi në Premier Ligë duke shënuar fitore bindëse si mysafir i Evertonit në kuadër të xhiros së nëntë.

“Topçinjtë” fituan 2 me 5 ndaj skuadrës së Ronald Koemanit.

Wayne Rooney kaloi Evertonin në epërsi në minutën e 12-të, para se Nacho Monreal të barazonte rezultatin në minutën e 40-të.

Mesut Ozil shënoi në minutën e 53-të për të kaluar Arsenalin në epërsi, ndërsa Alexandre Lacazette dyfishoi epërsinë 20 minuta më pas.

Në fund realizoi edhe Aaron Ramsey për 1 me 4. Për 2 me 4 realizoi Niasse, ndërsa edhe Alexis Sanchez u përfshi në listën e golashënuesve në minutën e fundit të lojës shtesë.

Në tabelë, Arsenali ka 16 pikë në pozitën e pestë. I pari vazhdon të jetë Manchester City me 25 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=NosLpYrpf7k