Arsenali do të vendosë së bashku me tifozët për Wengerin

Arsenali do të vendosë së bashku me tifozët për Wengerin

Arsenali i ka dhënë përkrahje të plotë menaxherit Arsene Wenger së paku deri në skadimin e kontratës.

Shefi i Arsenalit, Sir Chips Keswick, përmes një njoftimi i ka dhënë përkrahje të shumëkritikuarit dhe ka insistuar se klubi dhe menaxheri do të vendosin së bashku për të ardhmen e tij.

Kjo është hera e parë që Keswick publikisht thotë se vendimi për të ardhmen e trajnerit francez do të merret së bashku me të.

“Jemi në dijeni për vëmendjen që ka klubi dhe e kuptojmë debatin. Ne respektojmë fansat që kanë mendime të ndryshme, por ne gjithmonë do të synojmë futboll të mirë në klub me synim interesat afatgjate”, ka thënë Keswick.

Ai ka thënë se çdo vendim për Wengerin do të bëhet i ditur me kohë.

“Arsene ka kontratë deri në fund të sezonit. Çdo vendim tjetër do të merret bashkërisht dhe do të bëhet i ditur në kohën e duhur”, ka thënë Keswick.

Pakënaqësitë për trajneri e Arsenalit, Arsen Wenger, kanë ardhur pas rezultateve të dobëta që ka treguar me skuadrën e tij. Arsenali është jashtë luftës për titull në Premier Ligë, dhe aktualisht gjendet në pozitën e pestë, ndërsa arsenali të martën u eliminua edhe nga Champions Liga në mënyrë të turpshme ku u mposht 10 me 2 me rezultat të përgjithshëm nga Bayern Munchen./Insajderi.com