Arsenali i shqiptarëve fiton derbin londinez [video]

Skuadra e Arsenalit ka mposhtur me lehtësi Chelsean me rezultat 3-0 në derbin e javës së gjashtë të Premier Ligës angleze.

Arsenali i shqiptarëve fiton derbin londinez [video]

Golin e parë për ekipin e Wenger e shënoi sulmuesi Alexis Sanchez në minutën e 11-të, pas një gabimi të Gary Cahill. Tre minuta më vonë Theo Walcott dyfishoi epërsinë.

Golin përfundimtar të takimit e shënoi mesfushori Mesut Ozil në minutën e 40-të të ndeshjes, për të triumfuar kështu në derbin londinez me rezultat 3:0.

Këtë ndeshje Granit Xhaka e nisi nga banka rezervë, por u inkuadrua në lojë në minutën e 32-të, pasi mesfushori francez i “Topçinjve” Francis Coquelin pësoi një lëndim. /Insajderi.com

http://www.dailymotion.com/video/x4totfa_all-goals-hd-arsenal-3-0-chelsea-24-09-2016-hd_sport