Arsenali më në fund mposht Bayern Munchen

Arsenali më në fund mposht Bayern Munchen

Arsenal ka arritur me shumë mund që të triumfoj ndaj Bayern Munchen në kuadër të Asia International Champions Cup pavarësisht se kishte qenë në disavantazh që nga minuta e nëntë.

Sulmuesi bavarez, Robert Lewandowski kaloi bavarezët në epërsi duke shënuar nga pika e bardhë.

Kur mendohej që Arsenali kishte regjistruar edhe një humbje nga Bayern, Iwobi arriti që të barazoj rezultatin në minutën e 94, pas një aksioni të bukur.

Ndërkaq, në penalti më të saktë ishin londinezët prej të cilëve penaltinë e realizuan Ramsey, Monreal dhe Iwobi.

Për kampionët gjermanë arritën të shënojnë Hummels dhe Coman por penaltitë e humbur nga Alaba, Sanches dhe Bernat i’u kushtuan me humbje gjermanëve.

https://www.youtube.com/watch?v=Qq73JPdQykc

https://youtu.be/TzTo9XCbxAw

https://youtu.be/TMOaFefv9vY