Arsenali luan të enjten pa 7 lojtarë kryesor

Arsenali luan të enjten pa 7 lojtarë kryesor

Jemi mësuar të shohim Arsenalin në Ligën e Kampioneve, por këtë sezon kjo nuk do të ndodhë pasi “topçinjtë” e Londrës do të jenë pjesë e Europa League, eveniment të cilin do ta nisin me sfidën ndaj Këlnit.

Për këtë përballje, trajneri Wenger ka vendosur të lërë pushim 7 prej emrave më të rëndësishëm të skuadrës mes të cilëve janë Cech, Lacazette, Welbeck, Granit Xhaka, Ozil e Ramsey.

Pritet të aktivizohet që nga minuta e parë Jack Wilshire, i cili rikthehet në fushat e lojës pas 13 muajsh. Po kështu në fushë do të jetë edhe sulmuesi Alexis Sanchez, ndërkohë që hapësira do t’u jepen edhe Mertesacker, Walcott e Giroud.

Por jo vetëm kaq, sipas asaj qe publikohet ne median britanike, trajneri Wenger ka menduar që të marrë në skuadër edhe futbollistë të rinj madje edhe t’i aktivizojë ata siç është rasti i Reiss Nelsson apo Joe Willock.