Arsenali kërkon portierin e Leicester Cityt

Arsenali kërkon portierin e Leicester Cityt

Kasper Schmeichel pritet të jetë një emër i nxehtë për afatin kalimtar veror.

Portieri i Leicester Cityt është njëri ndër më meritorët për titullin e fituar në Ligën Premier nga skuadra e tij dhe për kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Këto paraqitje të mira të tij kanë bërë që Schmeichel të shikohet si objektiv numër një i shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Sipas mediumit anglez ‘Mirror’, Arsenali janë të interesuar në nënshkrimin portierit danez gjatë afatit kalimtar të verës.

Arsene Wenger dhe krerët e Arsenalit janë në kërkim të një zëvendësimi afatgjatë për Petr Cech, i cili po i afrohet ditëlindjes së tij të 35-të.

Për Schmeichelin interesim kanë shprehur edhe dy skuadra tjera të mëdha evropiane, anglezët e Manchester Unitedit dhe Real Madridi.