Arsenali fiton bindshëm dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës FA

Arsenali fiton bindshëm dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës FA

Arsenal ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup, pasi ka mposhtur me rezultat të thellë 5:0 skuadrën gjysmë-amatore, Lincoln City.

Golat në këtë takim i shënuan Walcott, Giroud, Waterfall (autogol), Sanchez dhe Ramsey.

Në këtë ndeshje nga fillimi luajtën Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë dhe u zëvendësua në minutën e 61-të. /Insajderi.com