Arsenal dhe Man.City pajtohen për transferimin e Sanchezit

Arsenal dhe Man.City pajtohen për transferimin e Sanchezit

Manchester City dhe Arsenali kanë rënë dakord për transferimin e sulmuesit kilian Alexis Sanchez, kështu të paktën raporton Daily Mirror.

Arsenali duket se ka hequr dorë që në ofertën për Sanchezin të përfshihet Raheem Sterling. Por ky transferim do të ndodh vetëm me kushtin nëse Arsenal do të arrijë të gjejë një zëvendësues për kilianin.

Oferta e dytë brenda 24 orëve nga Man.City besohet të jetë mbi 55 milionë funte.

Sipas asaj që raporton Sky Sport, Arsenali ka rikthyer interesimin për francezin Thomas Lemar, ku edhe mund të jetë zëvendësuesi i Sanchezit./Insajderi.com