Arrin trupi i pajetë i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

22.08.2017 08:39
Arrin trupi i pajetë i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Trupi i pajetë i ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovë “Adem Jashari”.

Ai ka vdekur dje në orët e hershme të mëngjesit, pas një sëmundjeje të rëndë.

Për një kohë të gjatë ai ka qëndruar në gjendje kome pas një sulmi që kishte pësuar në tru.

Ish-kryeministri Rexhepi fillimisht ishte shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor, por më pas u dërgua në Turqi për trajtim mjekësor, ku edhe ndërroi jetë.

Për vdekjen e tij dje kanë ngushëlluar shumë personalitete të vendit dhe jashtë tij, bashkëpunëtor, miq./Insajderi.com