Arrin në Milano transferimi i madh (Video)

21.08.2017 10:11
Arrin në Milano transferimi i madh (Video)

Nikola Kaliniç ka arritur në Milano për teste mjekësore.

Sulmuesi kroat, Nikola Kaliniç, ka arritur në Milano për teste mjekësore, para se të kompletojë transferimin nga Fiorentina për 25 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu”, tha Kaliniç të hënën në mëngjes për “MilanNews”.

Raportohet se sulmuesi është transferuar në “San Siro” në formë huazimi për 5 milionë euro, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për 20 milionë./Express/