Arrin në Beograd trupi i pajetë i Oliver Ivanoviqit

Arrin në Beograd trupi i pajetë i Oliver Ivanoviqit

Mediat në Serbi raportojnë se tashmë ka arritur në Beograd trupi i pajetë i Oliver Ivanoviq, i cili u vra të martën para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Familjarët më herët kanë bërë të ditur se trupi i Oliver Ivanoviq do të varroset në Beograd, kjo për shkak se shumica e familjarëve të tij jetojnë atje dhe do ta kenë më të lehtë të kujdesen për varrin e tij, shkruan Express.

Vrasja ka ndodhur dje rreth orës 08:10, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, para selisë së partisë së Oliver Ivanoviqit, Iniciativës Qytetare SDP.

Dorasit ende nuk janë kapur nga policia, por është identifikuar vetura nga e cila janë shkrepur plumbat. Ivanoviq u qëllua me gjashtë plumba në stomak, por sipas autopsisë së bërë dje, njëri nga ta ishte fatal për viktimën.