Arrijnë trupat e pajetë të viktimave kosovare të Munihut – varrimi nesër

Arrijnë trupat e pajetë të viktimave kosovare të Munihut – varrimi nesër

Sapo ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” trupat e pajetë të viktimave kosovare të sulmit në Munih të Gjermanisë, që ndodhi të premtën mbrëma.

Në Aeroport kanë dalë familjarët e të vrarëve dhe siç merr vesh Insajderi, nga të dhënat zyrtare të Aeroportit, trupat e pajetë të  Armela Segashi, vajzës nga Podujeva, bashkë me të Diamant Zabërgjës dhe Sabina Sulajn, kanë qenë në aeroplanin e linjes Munih-Prishtinë dhe ai ka ateruar në  Aeroport në orën 00:25.

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka dal në Aeroportin e Prishtinës, për t’i pritur trupat e pa jetë të tre kosovarëve që u vranë në Munih javën që shkoi nga një sulm terrorist.

Armela Segashi, vajza nga Podujeva e cila vdiq në sulmin e së premtes në Munih të Gjermanisë, do ta varroset nesër në Podujevë në ora 17:00. Ndërsa Diamant Zabërgja, që po ashtu mbeti i vrarë në sulmin e Munihut, do të varroset në Vushtrri në ora 14:00/Insajderi.com