Arrihet marrëveshja mes Qeverisë dhe banorëve të Shipitullës e Hades

Arrihet marrëveshja mes Qeverisë dhe banorëve të Shipitullës e Hades

Në njoftimin për media theksohet se është arritur marrëveshja dhe, sipas Haradinajt, me këtë marrëveshje mundësohet që KEK-u të rinisë punën për të garantuar furnizimin e pandërprerë të energjisë elektrike.

“Në bisedë me delegacionet e të dyja fshatrave të Komunës së Obiliqit, kryeministri Haradinaj ka arritur pajtueshmërinë për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre sipas modelit dhe praktikës së mëhershme të zbatuar në rastin e fshatit Hade. Njëkohësisht është arritur pajtueshmëri e plotë që konform legjislacionit në fuqi këta banorë të gëzojnë të drejtën e përparësisë në zgjidhjen e shqetësimeve të punësimit”.

“Kryeministri Haradinaj tha se kjo marrëveshje mundëson që eskavatorët e KEK-ut menjëherë të rinisin punën në mënyrë që të garantojë furnizimin e pandërprerë të energjisë elektrike. Përveç kësaj Kosova mbi të gjitha përfiton, meqë një nga problemet e qytetarëve të saj është zgjidhur në harmoni të plotë me kërkesat e tyre”, thuhet në njoftim.