Arrestohet zyrtari financiar i Ministrisë së Shëndetësisë

Arrestohet zyrtari financiar i Ministrisë së Shëndetësisë

Zyrtari financiar i Ministrisë së Shëndetësisë, Fatmir Kajtazi, është arrestuar nga Policia e Kosovës me dyshimin se është i përfshirë në “avullimin” e 400 mijë eurove nga MSH-ja, thonë burime të Kohës Ditore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Hetimet patën filluar pasi  300 mijë euro janë tërhequr nga Agjencioni Kosovar për Produkte Medicinale në emër të avancave për udhëtime ndërsa 100 mijë të tjera u tërhoqën për Ministrinë e Shëndetësisë përgjat viteve 2016-2017.

Mjetet që ishin tërheqë për udhëtime zyrtare nuk janë mbuluar asnjëherë me fatura. Në disa raste zyrtarët kishin tërhequr shuma nga 15 deri në 20 mijë euro.

Gazeta Insajderi ka shkruar në muajin mars lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e këtyre mjeteve.