Arrestohet tifozi i Prishtinës pasi tentoi t’i sulmonte tifozët e Gjilanit

Arrestohet tifozi i Prishtinës pasi tentoi t’i sulmonte tifozët e Gjilanit

Një tifoz i Prishtinës është arrestuar të hënën pasi kishte tentuar t’i sulmonte tifozët e SC Gjilanit, Skiftera të cilët kishin udhëtuar mbrëmë për në kryeqyetet për të ndjekur ndeshjen KF Prishtina – SC Gjilani. Kjo ndeshje është shtyrë për shkak se ende nuk është bërë pranimi teknik i stadiumit.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka qenë i mitur dhe është ndalur ka një zyrtar policor.

I njëjti është arrestuar dhe te ai është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Ai me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.