Arrestohet i dyshuari për hedhjen e ngjyrës në objektin e Komunës së Prishtinës

Arrestohet i dyshuari për hedhjen e ngjyrës në objektin e Komunës së Prishtinës

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se rreth orës 13:00 të pasdites së sotme është ndaluar një person, i cili dyshohet se ka gjuajtur me ngjyrë e shtalba në drejtim të objektit të komunës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë për Gazetën Fjala se rasti është duke u hetuar.

“Rreth orës 13:00 një person është ndaluar nga ekipet e policisë. Rasti është duke u hetuar. Ekipet janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.