Arrestohet sulmuesi i Bayernit, rrahu ish të dashurën

Arrestohet sulmuesi i Bayernit, rrahu ish të dashurën

I arrestuar, më pas sërish i lirë! Me një akuzë shumë të rëndë: dhunë në shtëpi ndaj ish-të dashurës. Në këtë mënyrë ka përfunduar në telashe sulmuesi i ri i Bayern Munich, ish-lojtari i Juventus, Kingsley Coman.

“L’Equipie” ka bërë të ditur se Coman është arrestuar në mëngjes nga policia e Senna dhe Marna, jo shumë larg nga Parisi dhe është lënë i lirë pak më vonë.

Vetë futbollisti ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës që përfundoi në spital dhe do të qëndrojë atje për 8 ditë, shkruan Telesport.

Në shtator do të bëhet gjyqi i Coman. Sipas asaj që bën të ditur shtypi, vajza i ka marrë passëord për rrjetin social “Instagram” futbollistit francez dhe ky i fundit ka reaguar në mënyrën më të keqe të mundshme duke ushtruar dhunë.