Arrestohet shtetasi turk për vjedhje në Prishtinë

Arrestohet shtetasi turk për vjedhje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar shtetas i Turqisë pasi është zënë në flagrancë duke vjedhur në shtëpinë e viktimës me shtetësi shqiptare.

Nga i dyshuari policia ka konfiskuar një kaçavidë dhe një palë doreza. Ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën Adem Jashari në Prishtinë. /Insajderi.com