Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Aeroportin e Prishtinës

20.11.2017 12:31
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Aeroportin e Prishtinës

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person është mundaur që të udhëtoj me dokument të falsifikuara.

Në raportin 24-orësh policia raporton se personi në fjalë është shtetas i Shqipërisë i cili gjatë kontrollit ka prezantuar një dokumentacion që dyshohet të jetë i falsifikuar.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 08:35, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar me mbajtje. /Insajderi.com