Arrestohet shefi i sektorit të inspeksionit në Komunën e Prishtinës

Arrestohet shefi i sektorit të inspeksionit në Komunën e Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestuar Salih Zybën, shef i sektorit të  Inspeksionit në Komunën e Prishtinës.

Lajmin për arrestimin e tij e ka bërë të ditur Erzen Vraniqi, zdhënës në Komunën e Prishtinës.

Ai ka njoftuar se arrestimi I tij ë‰shtë‰ bë‰rë‰ pa ndonjë fletarrest, dhe po ashtu ka treguar se përveç Zybës, janë arrestuar edhe dy zyrtarë të sigurimit të komunës.

“Policia e Kosovës pa asnjë autorizim futet në kabinetin e Kryetarit të Komunës dhe pa fletëarrest me vete e arreston Salih Zybën, shef të sektorit të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës”, ka shrkuar Erzen Vraniqi,  një‰ postimi në‰ faqen e tyre në‰ Facebook.

Salih Zyba është njëri nga 24 aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët në vitin 2009 u akuzuan për dëmtim të veturave të EULEX-it gjashtë vjet më parë, në parkingun prapa Pallatit të Rinisë.

“Për më tepër Policia arreston edhe dy pjesëtarë të sigurimit të Komunës, Ditar Canolli dhe Kushtrim Halilaj se kryen detyrën e tyre duke i kërkuar autorizim policëve për të hyrë në objekt të Komunës. ‪#‎shtetikapur”./Insajderi.com