Arrestohet shefi i kompanisë së automjeteve Audi

Arrestohet shefi i kompanisë së automjeteve Audi

Shefi ekzekutiv i prodhuesit gjerman të veturave, Audi, Rupert Stadler, është arrestuar mbi dyshimet rreth një skandali me emetimin e dizelit.

Nicolai Laude, një zëdhënëse për kompaninë mëmë të Audi, Volkswagen, konfirmoi se Stadler ishte arrestuar, por ai nuk pranoi të komentojë mbi hetimin. Ai tha se bordi mbikëqyrës i kompanisë do të diskutojë këtë çështje të hënën.

Prokurorët në Munich kanë thënë se kanë vepruar për shkak të rrezikut që Stadler mundte të kërkonte shuarjen e provave.

Arrestimi vjen vetëm një javë pasi Gjermania i vuri një gjobë prej 1 miliard euro gjigantit Volkswagen.

Ky skandal kishte shpërthyer tre vjet më parë kur doli se veturat ishin pajisur me pajisje të dizajnuara për mashtrim të testeve të emetimit.