Arrestohet serbi që shkelmoi zyrtarët policorë

Arrestohet serbi që shkelmoi zyrtarët policorë

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një serb shtetas i Kosovës i cili dyshohet që, fillimisht kishte ofenduar verbalisht e më pas i kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë duke i goditur me shqelma, gjersa ata ishin duke u marrë me një rast aksident trafiku, në të cilin ishte i përfshirë i dyshuari.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gazivodë të komunës së Zubin Potokut. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Insjaderi.com