Arrestohet serbi pasi tentoj të korruptoj policin me 5 euro

Arrestohet serbi pasi tentoj të korruptoj policin me 5 euro

Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga policia, pasi që ka tentuar t’i korruptojë zyrtarë policor në mënyrë të shmangies së një kundërvajtje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dobërllukë të  Vushtrrisë, pasi personi ka provuar që të korruptoj zyrtarin policor me shumën prej 5 Euro.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në procedurë të përshpejtuar në gjykatën kompetente, ku më pas është liruar, ka bërë të ditur policia./Insajderi.com