Arrestohet pronari i lokalit “Kobra City”, i cili ditë më parë shtroi iftar për 600 persona

Arrestohet pronari i lokalit “Kobra City”, i cili ditë më parë shtroi iftar për 600 persona

Gjatë natës së sontme është raportuar se Policia e Kosovës e ka arrestuar Dibran Hoxhajn, një biznesmen në Prizren, i njohur si “Kobra City”.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

“Sot është arrestuar dhe nesër është seanca për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Berisha.

Ai ditë më parë kishte shtruar një iftar për besimtarët mysliman në fshatin e tij të lindjes, Zhur. Krejt kjo me lejen e hoxhës së këtij fshati, që është edhe vendlindja e Hoxhajt.

Dibran Hoxhaj që vetën e quan “King Kobra” e që sapo ka dalë nga burgu dhe ka mbi 150 raste në Polici.

Në këtë organizim humanitar “King Kobra” kishte ftuar 600 persona. Kjo paraqitje prej një humanisti dhe myslimani të devotshëm, Hoxhaj e prezantoi në një emision televiziv pasi që qëndroi 20 muaj në burg.

Sipas hoxhës së fshatit Zhur, shpesh organizohen iftare nga donatorë të ndryshëm, madje thotë se një numër të këtyre organizimeve të iftareve  i kanë refuzuar. Mirëpo organizimi i madh i “King Kobrës” është pranuar. /Insadjeri.com

Iftari mafioz në Zhur – King Kobra i preferuari i hoxhës për të shtruar iftar