Arrestohet prindi që kishte borxh 560.000 dollarë për alimentacion

Arrestohet prindi që kishte borxh 560.000 dollarë për alimentacion

Pas gati dy dekada të arratisjes iu dorëzua drejtësisë ikanaku më i kërkuar dhe më famëkeq i akuzuar për mospagesë të alimentacionit. Joseph Stroup u arrestua në afërsi të Kalgarit në Kanada duke falënderuar lajmërimit të pronarit të një restoranti.

Prej këtij muaji Stroup ishte i pari në listën e prindërve më të kërkuar që i kanë ikë pagesës së alimentacionit me borxh prej 560.000 euro, që është dy herë më shumë se borxhi i prindit të dytë më ë kërkuar për këtë çështje.

Pas shkurorëzimit në gusht të 1989, gjykata në Miçigen i kishte caktuar alimentacionin mujor në shumë prej 100 dollarëve. Mirëpo, më vonë kjo shumë u zvogëlua në vetëm 14 dollarë në muaj sepse Stroup ishte i papunë dhe me probleme shëndetësore. Por, policia arriti deri te ai vetëm duke falënderuar “nuhatjes” së pronarit të një restoranti.

Gjykata në vitin 1996 kishte marrë informata se i arratisuri po e udhëheqë një biznes shumë të suksesshëm interneti të cilin e kishte shitur për më shumë se 2 milionë dollarë dhe i kishte caktuar alimentacionin sipas të ardhurave të paparaqitura. Prej qershorit të atij viti ai nuk kishte paguar asnjë alimentacion për çka në korrik të vitit 1998 u shpallë urdhër arresti për të.

Edhe pse plani i arratisjes së tij nuk është plotësisht i njohur, Stroup në fund u vendos në Alberti nën emrin e rremë Joop Custeau, shkruan Calgary Herald.

Në fund të nëntorit të vitit të kaluar i arratisuri shkoi për darkë në restorantin Bears Den në afërsi të Kalgarit, kur pronari Scott Winograd vërejti diçka të çuditshme:

“Një ditë erdhi, pas 10 minutave e thirri kamerierin dhe tha se e ka kafshuar një bërthamë në piten tonë prej vishnjes. Kjo për mua ishte e pazakontë sepse vishnjet tona nuk kanë bërthama. I dha kamerierit diçka të ngjashme me piten dhe tha se e kishte thyer dhëmbët”.

Stoup u kthye ditën e ardhshme me një vërtetim me shkrim mbi lëndimin e dhëmbit. “Në letër shkruante emri i tij dhe ditëlindja, dhe unë mendova se si Joop Cousteau ishte emër i pazakontë. Vendosa të gërmojë sepse thjesht diçka nuk shkonte”, tregoi Winograd i cili në të vërtet mendoi se ky njeri dëshiron ta mashtrojë.

Kështu e gjeti faqen në Facebook të cilën e kishte postuar i biri i Stoup-it, dhe ishte në lidhje me babën e tij me emër të vërtetë, ku i kishte postuar disa fotografi të tij.

Winograd i kishte kontrolluar xhirimet  e kamerave të sigurisë, dhe ka përfunduar se ky duhet të jetë Stroup i kërkuar. Kur ai erdh edhe ditën e ardhshme, Winograd filloi bisedën me të, ndërsa Stroup i kishte thënë se ka kryer medicinën në Oksford dhe se ishte nënkryetari i Google-t. Për një orë u paraqitë policia dhe FBI dhe e arrestuan të arratisurin.

Ai u deportua në Çikago më 15 shkurt dhe ditën tjetër u gjend para gjykatës. Supozohet se do t’i dorëzohet policisë në Miçigan ku do të jetë i akuzuar sipas aktakuzës së ngritur./Insajderi.com.