Arrestohet personi i tretë për vjedhjen në Dardani

Arrestohet personi i tretë për vjedhjen në Dardani

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 13:00, njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë në bashkëpunim me njësitet policore të Ferizajt, kanë arrit që të arrestojnë personin e tretë të dyshuar për rastin e vjedhjes që ndodhi ditë më parë në Prishtinë.

“I dyshuari M.Q, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në polici dhe aktualisht po kryhen procedurat e nevojshme policore nga ana e hetuesve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më 25 gusht ishin arestuar dy persona të dyshuar për vjedhjen grabitqare. Rasti ka ndodhur me datën 21 gusht në Prishtinë, saktësisht në një dyqan në lagjen Dardania, ku nga personat e dyshuar viktimës (femër), i janë grabitur para të gatshme rreth 700 euro.