Arrestohet personi që mashtroi me shitblerje në internet

Arrestohet personi që mashtroi me shitblerje në internet

Hetuesit policorë të stacionit policor “Jugu” në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin F. B. (43 vjeçar) me banim në Podujevë, për rastin “Mashtrim”.

Sipas ankuesit me datën 07.08.2016, pas publikimit në web faqen “merrjep.com” me të dyshuarin në fjalë kishte bërë një marrëveshje (verbale) për shitblerje të dy ‘Kombi VË’ për një shumë të konsiderueshëm të të hollave (4500 euro), ku më vonë i dyshuari nuk i është përgjigjur marrëveshjes në fjalë.

Pas hetimeve të bëra nga hetuesit policorë në kërkim të informatave për të dyshuarin në fjalë, rezultuan me zbulimin e identitetit dhe arrestimin e të njëjtit, mbi dyshimet e arsyeshme se i dyshuari kishte arritur që të mashtronte ankuesin (viktimën).

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit të arrestuar F. B., me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda penale “Mashtrim”./Insajderi.com