Policia në Prizren përmes një komunikate ka njoftuar se është arrestuar I.M. për veprën e kryer “Vrasje në tentativë”. Të dyshuarit i është sekuestruar arma dhe është d" />

Arrestohet personi që la një të plagosur në Prizren

Arrestohet personi që la një të plagosur në Prizren

Policia në Prizren përmes një komunikate ka njoftuar se është arrestuar I.M. për veprën e kryer “Vrasje në tentativë”. Të dyshuarit i është sekuestruar arma dhe është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, I.M. gjatë intervistimit e ka pranuar veprën të cilën e ka kryer.

Ditë më parë i dyshuari ka plagosur një person, ngjarja kishte ndodhur në lagjen “Arbana” të Prizrenit.

Komunikatën me detaje shtesë mund ta lexoni këtu:

Dje, në orët e pasdites, është arrestuar i dyshuar  I M i cili para disa ditëve  kishte kryer VP Vrasje ne Tentative, policia e Prizrenit tanimë ka siguruar prova të besueshme që e vërtetojnë dyshimin e bazuar.

Te dyshuari i është sekuestruar armen e tipit Ëalther me shtate fishek dhe një karikator, me te cilën ka kryer veprën penale. I dyshuari është intervistuar ne prani te avokatit te tij mbrojtës, i njëjti ka pranuar veprën qe ka kryer.

Pas intervistës me vendim te Prokurorit te Shtetit i njëjti është dërguar ne mbajtje për 48 ore.