Arrestohet personi që dyshohej se mashtronte qytetarët duke premtuar viza pune në Gjermani

Policia ka arritur të arrestojë një person në Prizren, i cili dyshohet se mashtronte qytetarët duke u premtuar viza pune në Gjermani.

Lidhur me rastin janë bastisur tri lokacione, ku janë sekuestruar dokumente të ndryshme dhe mjete të ndryshme, si lap-topë, telefonë, veturë.

“Është arrestuar një  i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në bashkëpunim me një person tjetër, ka mashtruar disa qytetarë duke u premtuar rregullimin e vizave të punës për në Gjermani. Si viktima janë intervistuar 15 meshkuj K/Shqiptarë dhe janë bastisur tri lokacione  ku janë sekuestruar dokumentacion i ndryshëm në lidhje me vizat gjermane:  llap-top , telefon si dhe një veturë me targa vendore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.