Arrestohet personi nga Mali i Zi pasi tentoj të korruptoj policin me 5 euro

Arrestohet personi nga Mali i Zi pasi tentoj të korruptoj policin me 5 euro

Një person nga Mali i zi është arrestuar ne Vitomiricë të Pejës, pasi që ka tentuar të i jap ryshfet zyrtarit policor në shumën prej 5 euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull boshnjak shtetas i Malit të Zi, pasi që i njëjti me qëllimin të mosshqiptimit të gjobës për kundërvajtje në trafik, u ka ofruar zyrtarëve policorë një bankënotë prej 5 €, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit i është konfiskuar letërnjoftimi i lëshuar nga Mali i Zi derisa të paraqitet para Gjykatës Themelore në Pejë./Insajderi.com