Arrestohet personi i gjashtë nga grabitja në Rinas

Arrestohet personi i gjashtë nga grabitja në Rinas

Ka shkuar në 6 numri i personave të arrestuar për grabitjen e makinave të bankës në Rrugën e Rinasit.

Dash Kupa, është personi i gjashtë i arrestuar si i dyshuar si anëtar i bandës së grabitjeve. 41 vjeçari i shpallur më herët në kërkim u arrestua në pikën kufitare të Morinës, teksa po kthehej nga Kosova, raporton Tch.

Ndërkohë që në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur seanca për masën e sigurisë ndaj të arrestuarit të pestë si anëtar të kësaj bande, Admir Çerpja.

Ndërsa 4 të tjerët, Fatjon Xhyliu, Neim Avdylaj, Ernest Kupa dhe Ditjon Memlika u arrestuan pak ditë më parë në Tiranë.

Në bazë të dyshimeve se ata vepronin si një grup i strukturuar kriminal, çështja e tyre i ka kaluar prokurorisë së krimeve të rënda.

Grabitësit kane vepruar me role të ndara dhe si një grup i strukturuar, si në grabitjen e Qafë Kasharit, ashtu edhe në atë të shkurtit 2017, ku u rrëmbyen 3.2 milionë dollarë.

Admir Çerpja dyshohet si drejtues kryesor i grupit dhe një nga personat e arratisur nga burgu i Trikallasë në Greqi, më 2013-ën./Insajderi.com