Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen e djeshme në Pejë

Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen e djeshme në Pejë

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e djeshme në Pejë, me ç ‘rast është konfiskuar edhe arma tip “pjetro bereta” dhe një karikator i zbrazët i armës me të cilën dyshohet se kryesi e ka përdorur gjatë kryerjes se veprës penale.

I dyshuar në këtë vrasje është K.H. (1979) i arrestuar mbrëmë orës 22:00 pas arratisjes nga vendi i ngjarjes.

Policia thotë se i dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet nën masën e ndalimit policor prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura ligjore.

Po ashtu, policia thotë se viktima e rastit të djeshëm është Mentor Zeka (1978) i cili ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor ne vend ngjarje.

Trupi i pajetë i viktimës, sipas policisë, është tërhequr nga vendi i ngjarjes rreth orës 19:00 dhe është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Hetuesit rajonalë janë duke bërë përpjekje intensive në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjes që gjatë zhvillimit të hetimit të mësohet edhe motivi i kryerjes së kësaj vepre penale”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com