Arrestohet përsëri hajdutja serike 86-vjeçare e stolive të çmuara

Arrestohet përsëri hajdutja serike 86-vjeçare e stolive të çmuara

Një hajdute serike e stolive të çmuara, krimet e së cilës datojnë që nga vitet 1950-a, është arrestuar përsëri në Shtetet e Bashkuara.

Doris Payne u arrestua në dyqanin “Walmart” në Chamlee të Gjeorgjisë, me artikuj në vlerë prej 86.22 dollarë, ka thënë policia.

Doris është liruar me kusht. Ajo ka kryer dënime të shumëfishta me burgim për krimet e veta.

Besohet se ajo ka plaçkitur stoli të çmuara në vlerë prej 2 milionë dollarë dhe në vitin 2013 u profilizua në një dokumentar.