Arrestohet për ryshfet Koordinatori i Inspektoratit të Punës për Prishtinë

24.09.2016 14:28
Arrestohet për ryshfet Koordinatori i Inspektoratit të Punës për Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të premten koordinatorin e Inspektoratit të Punës për rajonin e Prishtinës, i cili dyshohet se ka pranuar ryshfet në vlerë prej 10 mijë eurove.

I dyshuari është dërguar në ndalim policor. Urdhëresën për arrestimin e tij e ka lëshuar Gjykata Themelore e Prishtinës./Insajderi.com